Obama: Nuk duam luftë me Rusinë
Presidenti amerikan Barack Obama fajësoi sot Rusinë për përtëritjen e konflikteve të armatosura ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Obama gjatë një konference me gazetarë në Nju Delhi paralajmëroi se SHBA-të do të shqyrtojnë opsione shtesë me objektiv rritjen e presionit ndaj Moskës.

“Isha mjaft i qartë se nuk do të kishte kuptim që të përfshihemi në konflikt ushtarak me Rusinë sa i përket kësaj çështjeje. Por, ajo që mund të bëjmë është që të vijojmë të përkrahim aftësinë e Ukrainës për të kontrolluar territorin e saj”, theksoi Obama.

Presidenti amerikan tha se kjo nënkupton kombinimin e presionit ekonomik ndaj Rusisë me anë të sanksioneve, por edhe përmes sigurimit të mbështetjes që i nevojitet Ukrainës për të mbajtur ekonominë e saj, përmes ndihmës ushtrisë së saj me rezerva themelore dhe me pajisje, si dhe përmes trajnimit dhe ushtrimit me NATO-n. /albeu.com/
Shtuar më 25/01/2015, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori