Rama sulmon sërish median: Liria e shpifjes në nivelin më të lartë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me paketën Anti Shpifje në Shqipëri.

I pakënaqur dhe i shprehur hapur kundër sugjerimeve të Komisionit të Venecias për paketën Anti Shpifje, Rama deklaroi se “liria e shpifjes është në nivelin më të lartë në vend…”

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kjo pyetje lidhur me lirinë e medias është mundësi e mire që tju themi se si duhet të adoptohen në përpjekjen që të bëheni pjesë e famijes. Unë nuk jam dakord me atë që thotë raporti, nëse ka një vend që mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë, është Shqipëria. Përgjegjësia ime dhe e jona është që të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte dhe mënyra që ne duhet ti bëjmë tonat, unë e kam filluar nga vetja. Në progres raportin e 2021 unë nuk kam dhënë kontribut, nuk e kam bërë më parë me idenë që tju vej në pozitë të vështirë, e kam bërë si një individ që ndihet në të drejtë të vet por në fund të fundit, mua më takon të shtrëngoj dhëmbët,. Ambrozia mund ta dëshmojë, nuk kemi pasur asnjë problem. Antishpifjen ne nuk e kemi çuar më para, se për çfarë është shqetësimi nuk ekziston, nëse thonë për pavarësinë e TVSH, është më i pavarur, nuk ka komunikim, janë më të pavarur, këtu liria e shpifjes është në nivelin më të lartë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.10.2021 10:08