Obama ngushëllon presidentin e Afganistanit
Barack Obama
Presidenti amerikan Barak Obama i shprehu ngushëllime presidentit të Afganistanit Hamid Karzai për shkak të vdekjes të nëntë fëmijëve në sulmin ajror në Afganistan, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Në bisedën me Karzain, Obama shprehu keqardhje të madhe për incidentin tragjik në provincën Kunar dhe theksoi se gjenerali Dejvid Petreus, i cili është komandat i forcave të NATO-s në Afganistan, me seriozitet të madh do ta shqyrtojë rastin.

Vrasja e civilëve në sulmet ajrore të forcave të NATO-s të cilët shpesh herë ndërmerren kur forcat tokësore, të sulmuar nga kryengritësit, kërkojnë mbështetje nga ajri, janë rast për rritjen e tensioneve mes Kabulit dhe forcave ndërkombëtare.

Civilët afgan janë viktimat kryesore të konfliktit në vend. Të paktën 2.400 persona civil e humbën jetën në vitin 2010, sipas organizatës joqeveritare afgane "Afgan rajts monitor".

Organizata konfirmon se dy të tretat e civilëve që kanë humbur jetën në sulmet vetëvrasëse dhe sulmet e kryengritësve, përderisa 21 për qind gjatë operacioneve të forcave të NATO-s. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2011, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori