Obama- Netanjahu, flasin për sigurinë
Presidenti Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë zhvilluar një bisedë telefonike në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit ranë dakord për të vazhduar "koordinimin e ngushtë" të tyre. Biseda pason dy sulme ajrore izraelite mbi objektivat sirianë. Ndërkaq sekretari i Shtetit John Kerry njoftoi se do të udhëtojë në rajon për dy javë, për të nxitur paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.

Kerry e bëri njoftimin në Romë përpara bisedimeve me ministren izraelite të Drejtësisë, Tzipi Livni, e cila po mbikëqyr përpjekjet izraelite për të rinisur negociatat. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori