Obama: Ne shkatëruam udhëheqjen e Al Kaidës
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka bërë thirrje për një fokus të përtërirë në ndërtimin e kombit në vend, një dekadë pas luftës në Afganistan.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama ka bërë një rezyme udhëtimit të kësaj jave në Afganistan, ku ka nënshkruar marrëveshjen për partneritet strategjik me presidentin afgan, Hamid Karzai

“Këtë javë, unë kam udhëtuar drejt Afganistanit për të falënderuar trupat tona që shërbejnë larg shtëpisë dhe për të nënshkruar marrëveshjen që do të na ndihmojë të përfundojmë misionin dhe luftën. Ne kemi mposhtur hovin e talibanëve dhe kemi ndërtuar forca të forta të sigurisë. Ne kemi shkatërruar udhëheqjen e Al Kaidës”, është shprehur presidenti amerikan. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 18:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori