Barcelona “peshkon” në Premier Ligë, i vë syrin Salah

Barcelona ka menduar të bëjë pjesë të skuadrës së saj sulmuesin egjiptian të Liverpool, Mohamed Salah.

Mësohet se trajneri Xavi Hernandez u ka kërkuar drejtuesve të katalunasve një sulmues për të përforcuar akoma më shumë repartin e sulmit dhe egjiptiani është menduar si i duhuri për Barçën.

Katalunasit duan të përfitojnë, pasi lojtari nuk ka rinovuar akoma me Liverpool dhe sipas “AS” bisedimet e fundit duket se kanë vendosur palët në kahe të kundërta.

Sipas burimit në fjalë drejtuesit katalunas kanë kontaktuar edhe me agjentët e lojtarit, me të cilët ka pasur sinjale pozitive.

Ndërkohë në mediat franceze ekziston një tjetër alternativë për sulmin e Barçës. Sipas “Le10Sport”, pas Aubameyang një tjetër sulmuesi nga Arsenali është piketuar nga drejtuesit.

Alexandre Lacazette është i përzgjedhuri i cili i shtohet listës së dëshirave të Barcelonës. Megjithatë, gjithçka mund të ndodh vetëm nëse dështon afrimi i Haaland ose Salah.


Shtuar 14.03.2022 14:32