Obama ndërron plan për Sirinë?!
Ditën e djeshme presidenti i SHBA-së Barack Obama është takuar me dy senatorë republikan mbështetja e të cilëve është e rëndësishme për veprimet ushtarake kundër qeverisë në Siri.

Për çështjet e sigurisë kombëtare, veçanërisht ato që përfshijnë Lindjen e Mesme, Presidenti Obama është konsultuar shpesh me senatorin Xhon Mekejn, të cilin ai e mundi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Senatorët republikanë Xhon Mekejn dhe Lindsi Greem janë në mesin e ligjvënësve të cilët për më shumë se dy vjet kanë kërkuar një reagim më të fuqishëm amerikan ndaj luftës civile në Siri.

"Ne duam një objektiv të qartë i cili me kalimin e kohës do të eliminonte aftësitë e Bashar al-Asadit dhe do të përmirësonte kapacitetet e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe qeverisë së Lirë Siriane në mënyrë që ata të mund të ndryshojnë vrullin e luftës që aktualisht nuk është në favor të tyre sepse ata nuk kanë marrë ndihmën e nevojshme", shkruan Almakos.

Senatori Greem foli për arritjen e një "konsensusi" për forcimin e opozitës, ndërkohë që dobësohen kapacitetet e qeverisë së Asadit.

"Unë shpresoj se gjatë ditëve të ardhshme ne do të mësojmë më shumë rreth kësaj strategjie dhe kur të vijë koha për të votuar në Senat administrata e presidentit Obama do të ketë një plan përveç veprimit të kufizuar ushtarak, i cili do të tregojë orientimin e vendit tonë në këtë rajon, që duhet të ketë si synim parandalimin e marshimit të Iranit drejt prodhimit të armëve bërthamore dhe stabilizimin e rajonit para se të bëhet tepër vonë", therksoi ai.

Asnjëri prej tyre nuk dha hollësi se si besojnë ata që presidenti Obama do të dal me një strategji të përmirësuar. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori