Obama nderon viktimat e Arizonës
Presidenti amerikan, Barack Obama ka nderuar kujtimin e viktimave të vrasjeve në Arizonë të shtunën, kur një person i armatosur vrau gjashtë persona dhe la të plagosur një kongresiste.

Duke folur në një funeral në Tucson, z. Obama përshkroi jetët e atyre që vdiqën. "Kur një tragjedi si kjo godet, është pjesë e natyrës sonë që të kërkojmë shpjegime," tha presidenti Obama, duke shtuar me tej se diskutimi mes amerikanëve ishte bërë shumë i polarizuar dhe bëri thirrje për tolerancë.

"Në një kohë kur jemi shumë të gatshëm që të fajësojmë për gjithshka që i shkakton vuajtje botës ata që ndodh të mendojnë ndryshe nga ne, është e rëndësishme që të ndalemi për një moment dhe të sigurohemi që po flasim me njëri-tjetrin në një mënyrë që shëron, jo në një mënyrë që lëndon," tha presidenti.

Më herët z. Obama vizitoi spitalin në Arizonë ku kirurgët po mjekojnë kongresisten Gabrielle Giffords, e cila u qëllua në kokë. Ai tha se ajo kishte hapur sytë për herë të parë që nga sulmi. Obama takoi të mbijetuar të tjerë dhe të afërm të viktimave.
Shtuar më 13/01/2011, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori