Obama ndalon në Senegal
Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti në Senegal në ndalesën e tij të parë të turit në tre vende të Afrikës. Kjo është vizita e dytë e Obamës në këtë kontinent që kur mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Qëllimi është nxitja e lidhjeve ekonomike me vendet afrikane dhe promovimi i Qeverisjes së mirë. Të treja vendet ku ai shkon, kanë demokraci të qëndrueshme.

Vizita në Afrikën e Jugut me gjasa do të mbetet në hije për shkak të gjendjes kritike shëndetësore të ish-presidentit Nelson Mandela.

Shtëpia e Bardhë theksoi se Obama do ta vizitojë atë në spital, nëse do të jetë e mundur. /albue.com/
Shtuar më 27/06/2013, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori