Obama: Ndal manipulimeve me çmimin e naftës
Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama ka kërkuar nga Kongresi të aprovojë masa të reja për reduktimin e manipulimevetregjet e naftës dhe për të penalizuar individët dhe kompanitë e përfshira në praktika manipulative.

“Nuk mund t’i lejojme vetes një situatë ku spekullantët manipulojnë artificialisht tregjet duke grumbulluar naftë, duke krijuar idenë se ka mangësi të saj e për pasojë, duke shtyrë cmimet lart”, tha presidenti.

Plani i tij miliona dollarësh, për të cilin kërkon aprovimin e Kongresit, synon pikërisht ashpërsimin e gjobave dhe zgjerimin e sistemit qeveritar të rregullimit të tregut të naftës. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2012, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori