Obama në Kinë për samitin e G20-ës
Barack Obama ka mbërritur në Kinë për të marrë pjesë në samitin e G20-ës. Presidenti i SHBA pritet ta shfrytëzojë këtë udhëtim për të paraqitur punën e tij mbi ndryshimet klimatike.

Obama do të flase për këtë temë gjatë ditës, përpara se të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Dy liderët pritet të njoftojnë se shtetet e tyre zyrtarisht do të marrin pjesë në Marrëveshjen e Parisit, e cila ka për qëllim uljen e emetimit të karbonit, që kontribuon në ngrohjen globale. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2016, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori