Obama: Mund te arrijme progrese te jashtezakonshme
Albeu.com
Mund të arrihen “progrese të jashtëzakonshme” në disa fusha nëse punojmë së bashku. Ka qenë ky një mesazh optimist i presidentit amerikan Barak Obama i dhënë gjatë kohës që është takuar me liderin e Kremlinit, Dmitri Medvedev, pak pasi ka mbërritur në Moskë për vizitën e tij zyrtare.Presidenti amerikan ka cituar në veçanti probleme që kanë të bëjnë me sigurinë, me energjinë dhe tutelën ose kujdesjen ambientale. «Washingtoni dhe Moska - ka thënë ai, kanë më shumë gjëra të përbashkëta sesa diferenca , që do të çojnë në të mirë të popujve të të dy vendeve. Vizita e Obamës në Rusi përbën edhe vizitën e parë të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë vend, dhe gjatë vizitës së tij zyrtare ai do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Vladimir Putin.

Presidenti rus Dimitri Medvedev u shpreh sot gjatë takimit me homologun amerikan Barak Obama në Kremlin, se dy vendet po kthejnë "faqet e vështira" të viteve të fundit dhe po hapin "kapituj të rinj" të marrëdhënieve ruso-amerikane. "Shpresojmë të mbyllim një sërë faqesh të vështira në historinë e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe të hapim të reja", deklaroi Medvedev në fillim të bisedimeve. "Nëse punojmë shumë dy ditët e ardhshme, mund të bëjmë përparime të jashtëzakonshme", iu përgjigj presidenti amerikan
Shtuar më 06/07/2009, ora 20:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori