Ish-presidenti i SHBA-së Barack
Obama ka deklaruar se nuk do të pranojë një vend në administratën e ish-zëvendës presidentit të tij dhe tani president i zgjedhur Joe
Biden.
Në një intervistë për mediat, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë
Biden kur ai të marrë detyrën e Presidentit në janar, ai tha se
Biden nuk ka nevojë për këshillën e tij.
I pyetur
nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do ta bënte diçka të tillë pasi gruaja e tij,
Michelle, do ta
linte menjëherë.
“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë. Ka disa gjëra që nuk do të bëja sepse Mishel do të më
linte.”-tha me nota humori
Obama.
Shtuar më 16/11/2020,
ora 09:47