Vetëm 2 vjeç, e bija refuzon ta quaj Kylien “mami” (VIDEO)

Stormi Webster është kthyer tashmë në një nga personazhet tona të preferuara nga familja Kardashian-Jenner dhe një arsye për këtë është videoja më e fundit që Kylie Jenner ka postuar.

Pasi festoi një festë ditëlindjeje të paparë me rastin e 2-vjetorit, tani Stormi-t i duket vetja e rritur dhe refuzon ta quajë Kylie-n “mami”.

Këtë e ka treguar Kylie me një video të adhurueshme që ka publikuar në Instastory, ku i kërkon vajzës së saj ta thërrasë “mami”.

Por Stormi, teksa vjen vërdallë si një stuhi, vijon me të sajën: “Çkemi Kylie!”

“Por ai nuk është emri im, emri im është ‘mami’”, i drejtohet Kylie vajzës së saj çapkëne!

Stomi sapo festoi ditëlindjen e saj të dytë me të dy prindërit Kylie Jenner dhe Travis Scott, dhe interneti mendon se ata janë kthyer përsëri së bashku, por NCUQ.

Një burim tregon për E!Neës se “Kylie dhe Travis nuk janë zyrtarisht bashkë, por janë pro prindërimit të përbashkët në këtë pikë. Stormi i mban shumë afër dhe ata janë në kushte të mahnitshme”.


Shtuar 6.02.2020 14:39