Me anë të një deklarate, presidenti amerikan Barack
Obama ka thene se Amerika e dënon fuqishëm “
vrasjen brutale” të britanikut
Alan Henning.
Obama ka theksuar se
Henning kishte punuar për ta përmirësuar jetën e popullit në Siri dhe se vrasja e tij është edhe humbje për ta, për familjen e tij dhe për Britaninë.
Më tej
Obama është shprehur se së bashku me Britaninë dhe aleatët e tjerë, SHBA do të punojnë për t’i vene para drejtësisë ata që janë përgjegjës për
vrasjen e britanikut.
Një video e publikuar në internet, tregon një grup të militantëve të Shtetit Islamik, duke i prerë kokën
Alan Henning, 47 vjeç. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2014,
ora 14:49