Obama masa per lidhjet me Islamin
Albeu.com
Presidenti amerikan Barak Obama premtoi "marrjen e masave konkrete" për rivendosjen e lidhjeve me islamin në një mesazh me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, muaji i agjërimit për besimtarët myslimanë."Dëshiroj të përsëris vullnetin tim për të bërë që marrëdhëniet mes Shteteteve të Bashkuara dhe myslimanëve nëpër botë të rifillojnë mbi baza të reja", deklaroi Obama në një videomesazh të transmetuar ndërkohë që muaji i Ramazanit fillon nesër në shumicën e vendeve myslimane. Ky mesazh vjen dy muaj pas një fjalimi të mëparshëm drejtuar botës myslimane, i mbajtur në Kajro. "Tashmë kërkoj të marr masa konkrete", theksoi presidenti amerikan
Shtuar më 22/08/2009, ora 17:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori