Presidenti në ikje amerikan, Barack
Obama ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të lehtësuar
sanksionet ndaj
Sudanit, ndonëse Shtëpia e Bardhë ka lënë disa ndalesa në fuqi.
SObama ka thënë sot se vendimi reflekton progresin gjatë gjashtë muajve të fundit të qeverisë së
Sudanit, përfshirë edhe reduktimin e veprimeve ushtarake dhe bashkëpunimin me SHBA-në
kundër terrorizmit.
Administrata megjithatë deklaron se ka vendosur të mbajë në fuqi sanksione të gjëra ekonomike dhe financiare
kundër Sudanit si rezultat i asaj se ky shtet konsiderohet si sponsor i
terrorizmit.
Ndërkohë, organizata për të drejtat e Njeriut “Human Rights Watch” e ka quajtur vendimin “të pa-shpjegueshëm” pasi sipas kësaj organizate, qeveria e
Sudanit vazhdon të kryej krime lufte. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017,
ora 19:57