Obama kritikon Republikanët
Në darkën vjetore të Korrespondetëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barack Obama ka bërë humor me median, kritikët, veten, ku e pranishme ishte edhe elita e Uashingtonit.

Në një mënyrë tejet të sjellshme ka kritikuar republikanët se nuk po punojnë me të për politikat prioritare dhe iu referua, si rrallë ka ndodhur, racës së tij, duke apeluar opozitën të jetë bashkëpunuese.

"E di mirë që republikanët janë ende nuk u menduar se cfarë ndodhi në presidencialet e vitit 2012, dhe të gjithë bien dakord se duhet të punojnë më shumë për të ndikuar tek minoritetet. Dhe më shihni mua, më quani po deshët egocentrik, por unë mendoj se mund të jem një nga minoritetet me të cilët ata duhet të nisin punën"- tha Obama.

Obama, presidenti i parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara rifitoi detyrën në krye të Shtëpisë së Bardhë, për një mandat të dytë, duke marrë mbështetjen dërrmuese të votuesve nga pakicat, përfshirë komunitetin me ngjyrë dhe hispanikët. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2013, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori