Obama kritikohet nga kundërshtarët për bisedën me Medvedev
Diskutimet mes presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij rus Dimitri Medvedev mbi energjinë bërthamore të zhvilluar gjatë samitit në Korene e Jugut kanë shërbyer si material nga kundërshtarrt e Obamas për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Kandiati kryesor për nominimin republikan për zgjedhjet e nëntorit kundër Obamës, Mitt Romny e ka akuzuar Obamën se është shumë i gatshëm për t'i bërë lëshime Moskës. Në bisedën e bërë mes dy presidenteve Obama i tha Medvedev-it se do të ketë "më tepër fleksibilitet" për çështjen e kontrollit të armatimit. "Pas zgjedhjeve kam më tepër fleksibilitet" citohet Obama. "E kuptoj. Do t'ia transmetoj këtë informacion Vladimirit"- i është kundërpërgjegjur Medvedev. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori