Obama: Italia s’është si Greqia
Barack Obama
Presidenti amerikan Barak Obama deklaruar gjatë ditës së djeshme se Italia nuk ishte si Greqia. Në një deklaratë të dhënë për mediat ndërkombëtare se Italia nuk është si Greqia.

"Është një vend i madh dhe i pasur. Athina ka një problem që ka të bëjë me aftësinë e pagimit, ndërsa Roma ka më tepër një problem likuiditeti”- është shprehur Obama.

Obama gjatë kësaj deklarate është shprehur se Italia mund t’i bënte ballë borxhit të saj pa ndihmën e Europës.

“Gjatë samitit të G20-ës kam kërkuar në mënyrë të vendosur që Evropa të ndërmarrë hapat e duhur për të thyer efektin e infektimit, të prodhuar nga frika që po përjetojmë”, ka nënvizuar Obama.

Presidenti amerikan i ka bërë një apel kancelarive evropiane, në veçanti Parisit dhe Berlinit, duke u kërkuar që të marrin përgjegjësitë e tyre deri në fund.

“Ajo që po përpiqemi t’i kërkojmë të gjithë Evropës, së pari Francës dhe Gjermanisë që kanë influencën më të madhe, është të arrijë një marrëveshje serioze me Greqinë”, ka nënvizuar Obama. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori