Obama: Irani te liroje 3 amerikanet
Albeu.com
Presidenti amerikan, Barack Obama u ka kërkuar autoriteteve iraniane që të lirojnë menjëherë tre shtetasit amerikanë. Ata mbahen të burgosur prej një viti, pasi u arrestuan në afërsi të zonës kufitare mes Irakut dhe Iranit.
Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Obama ka kujtuar se Sarah Shourd, Shane Bauer dhe Josh Fattal nuk kanë bërë asnjë krim.

Duke kërkuar respektimin e rregullave ndërkombëtare, Obama i ka cilësuar si "të pakuptimta" akuzat për spiunazh.
Shtuar më 31/07/2010, ora 10:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori