President i SHBA-ve, Barack
Obama sot do të lajmëroj iniciativën e re hulumtuese për të zbuluar dhe krijuar teknologji të reja për të kuptuar trurin e
njeriut, iniciativë kjo e cila do të kushtoj rreth 100 milion dollarë, raporton New York Times.
Iniciativa e re synon të regjistroj dhe të ndërlidh të gjitha aktivitetet e trurit të
njeriut dhe të analizoj aktivitetin e mijëra neuroneve në një kohë të caktuar. Mirëpo, deri më tani
projekti nuk ka të përpiluara qëllimet e tij.
Qëllimi dhe misioni i këtij
projekti do të definohen gjatë procesit të implementimit nga shkencëtarët e përfshirë në këtë projekt. Projektimi i kësaj ideje do të kërkoj zhvillimin e shumë mjeteve teknologjike të cilat neuro-shkencëtarët nuk i kanë të gatshme ende.
Zhvillimi i tyre do të mund të ndihmoj në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer dhe epilepsinë.
Projekti do të përfshij agjensitë qeveritare
amerikane poashtu edhe institucionet private.
Përderisa lajmërimi i kësaj
iniciative është përshëndetur nga shumë entuziastë dhe hulumtues të neuroshkencës, nanoteknologjisë dhe shkencave kompjuterike, ekzistojnë shumë zëra të cilët janë skeptik mbi këtë hap të qeverisë
amerikane.
Sipas Donald Stein, neuroshkencëtar në universitetin Emory të Atlantës, fillimi i projektit para definimit te tij nuk është casja e duhur. “Për mendimin tim, paratë mund të shpenzoheshin shumë më mirë nëse së pari definojmë objektin i cili do të matet dhe më pas të zhvillojmë mënyrat e matjes së tij” – tha ai. “Teknologjia duhet të ndjek konceptet, e jo e kundërta.” – ka shtuar Stein. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 14:12