Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Obama i shqetësuar: Britania të mos ndahet
Pëlqej
Pas reagimeve nga Londra zyrtare, e cila ka deklaruar se nuk do një pavarësi të Skocisë, ka folur edhe aleati më i ngushtë i David Cameron, presidenti Barak Obama.

Ai tha se nuk do të ishte aspak mirë zgedhja që Skocia të shpallej e pavarur nga Britania, pasi kjo do të ishte një disfatë edhe për brezin e ri të skocezëve, shkruan TCH.

Obama garantoi se Londra zyrtare politikbërjen e saj e ka shtrirë në mënyrë të njëtrajteshme në të gjithë Britaninë dhe se kjo politikë do të ndiqet dhe në vazhdim.

Komentet e tij erdhën pak pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen konfirmoi se nëse voton për pavarësinë, Skocisë do t`i duhet të aplikojë përsëri për bashkim me aleancën ushtarake dhe që të pranohet, duhet të marë miratimin e secilit vend anëtar.

Ndërkohë, gjysmë milioni skocezë janë të pavendosur se si do ta japin votën më 18 shtator. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori