Obama i premton Jordanisë 200 mln dollarë
Në konferencën e zhvilluar në Aman mes presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe Mbretit Abdullah, Obama është shprehur se do ti japë Jordanisë plot 200 milionë dollarë ndihmë që të kujdeset për refugjatët sirianë.

Ndërsa Obama ka thënë që do ti kërkojë Kongresit që të sigurojë fondet, Jordania thotë që strehon më shumë se 460 000 refugjatë, të cilët janë larguar nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Presidenti Obama ka shprehur shqetësimin se Siria mund të bëhet enklavë e ekstremizmit, pasi të marrë fund sundimi i presidentit Bashar al-Assad, rapoton Indeksonline.

Ai ka thënë se është i bindur se Asadi do të shkojë, por “pyetja është se kur”.

Jordania është ndalesa e fundit e Obamës në turneun në Lindjen e Mesme, i cili ka përfshirë Izraelin dhe Bregun Perëndimor palestinez. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2013, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori