Plas “grushti” në Bashkinë e Vlorës, Dritan Leli përfundon në Polici (FOTO LAJM)

Debate të ashpra kanë përfshirë Bashkinë e Vlorës ku disa zyrtarë kanë përfunduar në Polici.

Në Policinë e Vlorës kanë përfunduar ish Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës Shkëlqim Leskaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Konflikt gjatë mbledhjes së drejtuesve të bashkisë dhe Ujësjellësit. Mësohet se sot, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë ishte thirrur mbledhje me këta të fundit. Pas mbledhjes situata ka agravuar, kur ish kreu i ujësjellësit, i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë nuk ka pranuar të lirojë zyrën. Sipas burimeve Leskaj nuk ka pranuar të iki nga detyra.

Në komisariatin e Vlorës ndodhet momentalisht edhe kryebashkiaku, i cili besohet se është atje për të sqaruar situatën./albeu.com


Shtuar 20.09.2021 17:09