Obama firmos sanksionet ndaj Iranit
Albeu.com
Presidenti amerikan, Barak Obama firmosi ditën e enjte vendimet të cilat transformohen në ligje tashmë për sanksione të reja të njëanëshme ndaj Iranit. “Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar janë të vendosur të ...... ndalojnë Iranit në rrugën e prodhimit të armëve bërthamore”, tha pas hedhjes së firmës presidenti Obama.Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë sanksionet e miratuar së fundmi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së janë sanksionet më të forta ndaj Republikës Islamike të cilat sipas tij vështirësojnë përfitimin e naftës, shërbimeve dhe të mirave të tjera që ndihmojnë në modernizimin e industrisë së gazit natyror.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori