Obama emeron emisar per boten islame
Albeu.com
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka emëruar një të dërguar të posaçëm të ri për Organizatën e Konferencës Islamike. Këshilltari i tij ligjor, Rashad Hussain do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në këtë forum, ku bëjnë pjesë më shumë se 50 vende islamike, raporton Reuters.
Hussain, sipas fjalëve të Obamës, ka bashkëpunuar në fjalimin që Presidenti i SHBA-së e mbajti vitin e kaluar në Kajro. Këtu presidenti kishte bërë thirrje për një fillim të ri në marrëdhëniet mes Washingtonit dhe botës islame.
Shtuar më 14/02/2010, ora 22:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori