Obama: Ekonomia amerikane doli nga kriza
Albeu.com
Presidenti Barak Obama deklaroi se ekonomia amerikane e tejkaloi krizën dhe sërish shënon rritje, transmetuan agjencitë botërore. "E shohim se ekonomia u tërhoq nga kriza dhe sërish po rritet", tha presidenti në intervistën për televizionin CBS.
Presidenti Barak Obama deklaroi se ekonomia amerikane e tejkaloi krizën dhe sërish shënon rritje, transmetuan agjencitë botërore. "E shohim se ekonomia u tërhoq nga kriza dhe sërish po rritet", tha presidenti në intervistën për televizionin CBS. Kompanitë sërish po fillojnë të pranojnë njerëz në punë, por kjo nuk ndodh shpejtë, siç dëshirojmë ne, shtoi ai. Në tregun e punës në SHBA u shfaq një lëvizje e pasigurt pasi që papunësia shënoi rënie deri në 9,7 për qind në janar nga 10-të për qind në dhjetor, kumtoi të premten Ministria e Punës. Ekonomia shënoi rritje prej 5,7 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2009, ndërsa gjatë të tretit rritja ishte 2,2 për qind, theksojnë agjencitë.
Obama tha se në 25 shkurt i ka ftuar liderët e republikanëve dhe të demokratëve në debatin për reformën shëndetësore, kumtuan mediat amerikane. Presidenti dëshiron që republikanët idetë e tyre t'i vendosin në tryezë. Ai dhe liderët demokratë në Kongres kërkojnë mënyra që ta shtyjnë ligjin për reformën shëndetësore, pasi republikanët sërish janë në gjendje t'i bllokojnë projektet ligjore në Senat, vërejnë mediat amerikane. Sipas anketave sociologjike, Obama dhe demokratët në Kongres nuk kanë kërkuar mjaft mbështetje të fuqishme nga republikanët për reformën e tyre shëndetësore. (mia)
Shtuar më 08/02/2010, ora 17:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori