Obama e pranon: CIA ka torturuar njerëz
Pëlqej
Presidenti Barack Obama pranoi dje se Shtetet e Bashkuara "kanë torturuar disa njerëz", pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, por i paralajmëroi që njerëzit nuk duhet të nxitohen me gjykime. Kreu i "Shtëpisë së Bardhë" pranoi se agjentët amerikanë të zbulimit kanë bërë veprime që binin në kundërshtim me vlerat amerikane, por shtoi se zyrtarët e sigurisë nuk e dinin në se një sulm tjetër terrorist ndaj SHBA do të ndodhte menjëherë dhe se ata ishin nën një presion të jashtëzakonshëm.

Presidenti i kërkoi amerikanëve të mos jenë shumë "moralizues" sot lidhur me situatën që ekzistonte në vitin 2001.

Obama foli ndërsa pritet që përfundimet e një raporti të Senatit amerikan të bëhen të vlefshme për publikun. Në raport bëhet fjalë me sa duket mbi trajtimin e ashpër të të dyshuarve për terrorizëm nga CIA, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

CIA është akuzuar prej kohësh për praktika brutale dhe tortura në zbatimin e atyre që ajo i ka quajtur "teknika intensive të të marrit në pyetje".

Zoti Obama i ndaloi këto veprime pasi erdhi në pushtet në vitin 2009, por ka shmangur përdorimin e fjalës "torturë". /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori