Obama do te zvogeloje rrogat e menaxhereve
Albeu.com
Me një masë të caktuar parashihet shkurtimi i të ardhurave mesatarisht për 50 për qind të 25 menaxherëve më së miri të paguar, të punësuar në shtatë kompanitë më të mëdha – shfrytëzuese të ndihmës shtetërore.
Sipas planit, bëhet fjalë për menaxherë të punësuar në Citigroup, AIG, Bank of America, General Motors, Chrysler, GMAC Financiala dhe Chrysler Financiala.

Administrata e presidentit amerikan Barak Obama së shpejti do të urdhërojë zvogëlimin e rrogave të menaxherëve të kompanive të subvencionuara nga shteti.

Kjo masë duhet të fillojë të zbatohet nga java e ardhshme, ndërsa atë tani për tani nuk e komentojnë menaxherët e kompanive të lartpërmendura.
Shtuar më 24/10/2009, ora 19:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori