FRPD kërkon thirrjen e referendumit për përjashtimin e Berishës, mes firmëtarëve edhe djali i Olldashit

Kryesia e FRPD i ka nisur një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar për thirrjen e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

Mes firmëtarëve është edhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit. Kjo është nisja e mbledhjes së firmave për organizimin e një Referendumi në PD.

Në kërkesën e formuluar nga FRPD thuhet ndër të tjera se vendimi i Lulzim Bashës është në shkelje të plotë të statutit si dhe rrezikon përçarje të rrezikshme në parti. Për këtë arsye ata kërkojnë thirrjen e referendumit në anëtarësinë e partisë si të vetmen mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si nul vendimin e Bashës për ta përjashtuar, ndërsa ka nisur betejën, siç e quan ai për të kthyer sovranitetin në PD.


Shtuar 15.09.2021 11:37