Obama: Do ta shkatërrojmë ISIS-in
Pëlqej
Në ditën që përkujton tragjedinë e 11 shtatorit, Barack Obama ka folur përpara mediave amerikane, duke dhënë mesazhe të forta për mbarë botën.

Obama tha se nuk do të hezitojë të ndërmarrë masa ekstreme kundër militantëve të ISIS në Irak, të cilët po kryejnë masakra në këtë shtet.

Ushtarët e ISIS janë bërë mjaft të rrezikshëm me veprimet e tyre, teksa po vrasin njerëz të pafajshëm dhe kanë prerë kokat e dy gazetarëve amerikanë.

Barack Obama u shpreh se do ti japë mbështetje maksimale çdo organizimi ushtarak që e lufton ashpër ISIS-in, por që është edhe kundër Baschar Al Assadit. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori