Obama: Do ta rimëkëmbim ekonominë
Barack Obama
Ekonomia e Shteteve të bashkuara do të rimëkëmbet shumë shpejt dhe gjërat do të përmirësohet. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barak Obama.
“Ajo çfarë duhet të dijë populli i Amerikës dhe partnerët tanë në mbarë botën është kjo: Ne do ta tejkalojmë këtë”, tha Obama.

Aksionet në tregjet financiare evropiane kanë rënë edhe sot për më shumë se 2 për qind, duke pasuar humbjet e ngjashme në tregjet aziatike.

Investitorët janë të shqetësuar për ekonominë amerikane pasi i druhen një recesioni dhe përhapjeje të krizës së borxhit në Itali dhe Spanjë.
Komentet e Obamës janë vazhdë e zhvillimeve të fundit në tregjet botërore. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2011, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori