Obama dhe Sarkozi te vendosur per rindertimin e Haitit
Albeu.com
Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai francez Nikolas Sarkozi, së bashku me Brazilin, Kanadanë dhe vendet e interesuara drejtpërsëdrejti kanë vendosur të punojnë për përgatitjen e një konference ndërkombëtare për rindërtimin dhe zhvillimin e Haitit.
''Në këtë kuadër, presidenti francez do të takohet orët e ardhshme me presidentin brazilian, Lula dhe kryeministrin kanadez, Stephen Harper", theksohet në një komunikatë të presidencës franceze.

Ky vendim u mor gjatë një bisede telefonike që zhvilluan dje në mbrëmje Barak Obama dhe Nikolas Sarkozi, disa orë pasi presidenti francez bëri thirrje për zhvillimin e një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Haitit.

Eliseja theksoi se, Obama i kishte kërkuar homologut francez t'i bënin ballë situatës në Haiti duke bashkuar përpjekjet e SHBA-së dhe Francës për t'u ardhur në ndihmë viktimave nga tërmeti.

"Dy presidentët ranë dakord për të bashkëpunuar ngushtë dhe për të intensifikuar përpjekjet e tyre në Haiti për të shpëtuar jetët e njerëzve, për t'u ardhur në ndihmë të plagosurve, për të kërkuar dhe për t'u dhënë asistencën e duhur personave të zhdukur'', shtoi presidenca franceze.
Shtuar më 15/01/2010, ora 18:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori