Obama-Cameron vlerësime për marrëdhëniet mes dy vendeve
Barack Obama dhe David Cameron kanë vlerësuar marrëdhënien mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në një artikull të botuar në “Washington Post” dy liderat shprehen se kjo “ortakëri” është e mbështetur në histori, tradita dhe vlerat e përbashkëta të dy vendeve.

"Por ajo që e bën marrëdhënien tonë speciale, të veçantë dhe një pasuri të nevojshme për kombet tona dhe botën, është se ne bashkojmë duart për shumë përpjekje. E thënë thjesht, ne mbështetemi tek njëri-tjetri dhe bota mbështetet në aleancën tonë"- shkruajnë ata duke vlerësuar se ata do të bëjnë të njëjtën gjë që kishin bërë edhe gjeneratat e tyre të mëparshme duke vazhduar këtë lidhje. /abeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori