Obama bëhet Babagjysh (FOTO LAJM)

Ndonëse ishte vite më parë president i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, zgjedh që të jetë argëtues edhe më tej dhe t’i gëzojë të tjerët.

Ai edhe këtë vit vizitoi njërën nga qendrat spitalore të fëmijëve në Washington DC, ndërsa paraqitjes së tij fizike i shtoi edhe kapelën e kuqe të babagjysh duke ndarë edhe disa dhurata për pacientët.

Si një babagjysh, ish-presidenti Barack Obama interpretoi me gëzim këngët e Krishtlindjeve bashkë me qindra mjekë, infermierë, punëtorë spitalorë, prindër dhe fëmijë gjatë vizitës së shumëpritur.


Shtuar më 20/12/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori