"O Zot, po bie tërmet", kryeministrja e Islandës frikësohet live (VIDEO)
Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur Islandën teksa kryeministrja e Katrin Jakobsdottir po jepte një konference për shtyp.

Kryeministrja Jakobsdottir po fliste gjatë një eventi që po zhvillohej live në Zoom, të organizuar nga Washington Post, kur ajo bëri një pauzë në mes të fjalisë, në kohën kur tërmeti u ndje.

“O Zot, po bie tërmet”, tha ajo duke hedhur sytë përreth dhomës, para se të shtonte…”Kjo është Islanda, kërkoj ndjesë”.

Zyra meteorologjike e Islandës tha se tërmeti u shënua në orën 13.43 minuta sipas orës lokale, 35 km në jug të Rikjavikut. Nuk kishte raporte për të lënduar apo dëme, por dridhjet ndërprenë shkurtimisht një sesion parlamentar në vend.
Shtuar më 21/10/2020, ora 12:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori