Kryeministri i Delhit ka dhënë urdhër për të mbyllur të gjitha
shkollat në kryeqytetin indian për tre ditë pasi qytetarët po luftojnë me mbytjen nga
smogu.
E gjithë puna ndërtimit është ndaluar për pesë ditë në qytet, shkruan "BBC", ndërsa janë marrë një sërë masash për të luftuar ndotjen
ekstreme të
ajrit.
Pas një takimi emergjent të kabinetit, Arvind Kejriual njoftoi se të gjitha rrugët kryesore do të lahen me ujë, për të ndihmuar në uljen e sasisë se pluhurit. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2016,
ora 11:39