Meta: Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Bashës

Në një intervistë ekskluzive për TV21 Maqedoni në emisionin ClickPlus, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta komentoi edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Meta tha Lulzim Bashës i takon përgjegjësia për dështimet e opozitës.

“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takon Lulzim Bashës”, tha mes tjerash Meta.

Kujtojmë se të shtunën ish-kryeministri i Sali Berisha protestoi përpara selisë blu duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga zyrat e Partisë Demokratike.


Shtuar 10.01.2022 19:46

Tags: