Nxehet beteja për aeroportin e Donjeckut
Forcat qeveritare të Ukrainës janë duke vazhduar betejën me rebelët pro-rusë për kontrollin e aeroportit të Donjeckut. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Kievi ka rikthyer kontrollin mbi rajonin lindor të vendit, ku luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë intensifikuar gjatë fundjavës. Poroshenko ka thënë se Ukraina nuk do të heqë dorë as edhe nga një inç i tokës së saj.

Raportet thonë se Komanda e ushtrisë rebele ka thënë se forcat e saj kanë zmbrapsur një ofensivë të qeverisë në një urë midis aeroportit dhe qytetit, e cila është shkatërruar gjatë luftimeve.

Aeroporti në lindje të Ukrainës është nën rrënoja, pas muajsh të përleshjeve intensive.

Qeveria e Kievit dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për injorimin e apeleve që armëpushimi të respektohet.
Një oficer i lartë i rebelëve në Donjeck ka thënë se tetë ushtarë rebelë janë vrarë dhe 33 të tjerë janë plagosur në luftimet e së dielës.

Përleshjet kanë vazhduar edhe sot, ka thënë ushtria e Ukrainës, duke akuzuar Rusinë për mbështetje të separatistëve.

Zyrtarët rusë thonë se presidenti i Ukrainës, Poroshenko, nuk i është përgjigjur propozimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për palët ndërluftuese që të tërheqin armët e rënda dhe të ndalojnë luftimet. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2015, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori