Nuse në familjen mafioze, kjo është deputetja "pa fytyrë" e Italisë (FOTO LAJM)

Piera Aiello, 51 vjece është një nga fitueset ne zgjedhje në Itali dhe në parlament do të përfaqësojë Siçilinë.

Aiello në fletën e votimit kishte vetëm emrin dhe jo fotografinë, pranë partisë përfaqësuese, logos së M5S, ndërsa arriti të fitojë në zgjedhje 51% të votave.

Jeta e saj ka-qenë në rrezik që kur ajo u martua me djalin e një mafiozi dhe ajo u bë dëshmitare e vrasjes së tij në vitin 1991, përcjell albeu.com

Në Sicili, ajo ka premtuar se do të luftojë kundër korrupsionit dhe do të përforcojë ligjet.

Aiello nuk tregon fytyrën e saj në publik, nuk mund të fotografohet dhe nuk mund të ecë lirisht në sheshet e qytetit.

Shpesh ajo vesh një mbulesë për të mbuluar fytyrën e saj.

Në Itali ajo quhet si "kandidatja pa fytyrë" dhe është bërë i shumë e njohur.

Aiello ka lindur në Partanna, një qytet në krahinën e Trapani. Në moshën 14 vjeç ajo njihet me një djalë, Nicolò. Ai ishte biri i bosit sicilian të mafias Vito Atria, por Aiello nuk e dinte këtë në atë kohë. Një ditë, Don Vito e detyron atë të martohet me djalin e saj, "ndryshe do të kishte vrarë gjithë familjen time".

Aiello u detyrua të martohej me një burrë që nuk e donte, një njeri që e rrahu dhe e detyroi të jetonte në një botë që ajo e urrente, shkruan albeu.com

"Mora pilulën sepse nuk desha të kisha fëmijë me të. Kur e ai e mësoi më rrahu me grushta", tha ajo.

Në mëngjesin e 18 nëntorit 1985, vjehrri i saj u vra në vreshtat e fshatit Trapani.

"Ne kishim një piceri në Partanna," thotë Aiello.

Dy burra hynë në dhomë në mbrëmje. Ata kishin armë. Ata e pane burrin tim në fytyrë dhe qëlluan. Ai ra para meje, i mbuluar me gjak. I njihja ata. Ata ishin dy vrasës të mafias dhe e kishin njohur burrin tim që kur ishin fëmijë. Ai ishte vetëm 27 vjeç kur ra në krahët e mi, i mbushur me plumba. "

Dëshmitë e saj çuan në arrestimin e dhjetëra njerëzve.

Pas vendosjes për të dëshmuar, ajo hyri në programin e mbrojtjes së shtetit.

Aiello vendosi të përkushtonte jetën e saj si një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të dëshmitarëve të drejtësisë.

Ajo ka deklaruar se ka vendosur të kandidojë pikërisht për faktin se tashmë do që të kthejë fytyrën. /albeu.com/


































Shtuar më 06/03/2018, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori