Nuri al-Maliki rizgjedhet kryeministër i Irakut
Pëlqej
Nuri al-Malikit, rizgjidhet kryeministër i Irakut. Atij iu caktuan 30 ditë për formimin e qeverisë së re të Irakut. Hapi për formimin e qeverisë së re vjen pas rezultateve të ngushta në zgjedhjet e marsit, në të cilat asnjë parti nuk siguroi shumicën duke e lënë vendin në ngërç politik për 8 muaj.

Sipas marrëveshjes së blloqeve politike, lideri kurd Xhalal Talabani mbeti president, ndërsa kryetar i parlamentit u zgjodh suniti Osama al-Nuxhafi.
Shtuar më 12/11/2010, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori