Zyrtari në Maqedoninë e Veriut infektohet me koronavirus

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook. Ai apelon për kujdes dhe respektim të masave.

“Të nderuar qytetarë, Pas testimit të realizuar dje për mundësinë e infektimit me COVID-19, Ju INFORMOJ se kam rezultuar POZITIV.
Ndjej keqardhje për të gjithë ju/ata me të cilët kam pasur kontakt.
Nga ky pozicion edhe njëherë JU APELOJ, JU LUS për kujdes, masa mbrojtëse dhe respektim të rekomandimeve! Bashkë do të ia dalim!”, ka shkruar Ganiu.


Shtuar 2.06.2020 14:19