Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Numër rekord pasaportash irlandeze të lëshuara në 2017 në sfondin pasojave nga Brexit
Qeveria irlandeze njoftoi sot se kishte dhënë 779 000 pasaporta në vitin 2017, një shifër rekord e dyfishuar nga kërkesat e ardhura nga Britania e Madhe, gjë që reflekton shqetësimin e britanikëve për pasojat nga Brexit për qarkullimin e lirë.

“Bëhet fjalë për numrin më të lartë të pasaportavve të lëshuara në një vit. Kjo përbën një rritje me më shumë se gjashtë për qind në raport me vitin 2016 dhe një rritje prej më shumë se 15 për qind që prej 2015”, njoftoi sot Ministria irlandeze e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Rreth 20 për qind e numrit total të kërkesave të marra nga shërbimi i pasaportave këtë vit vjen nga Irlanda e Veriut dhe Britania e Madhe”, shtoi ministria.

Ky entuziazëm për pasaportën irlandeze ilustron shqetësimin e shumë britanikëve që do të humbin teorikisht duke dalë nga BE dhe tregu unik të drejtën e tyre për të qarkulluar brenda unionit. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori