Numër rekord mjekësh në Gjermani
Numri i mjekëve">mjekëve në Gjermani ka arritur një vlerë të re rekord. Sipas të dhënave të Dhomës Federale të Mjekëve">Mjekëve, në fund të vitit të kaluar profesionin e mjekut e ushtronin në Gjermani 392.000 mjekë. Kjo është e barabartë me një rritje prej 1,9 përqind në krahasim me një vit më parë.

Brenda një dekade, numri i mjekëve">mjekëve është rritur në gati rreth një të katërtën. Megjithatë, Presidenti i Dhomës Federale të Mjekëve">Mjekëve, Montgomery, paralajmëron edhe më tej për mungesën e mjekëve">mjekëve në Gjermani.

Gjithnjë e më shumë mjekë punojnë si të punësuar dhe me kohë të pjesshme. Prandaj, numri i orëve të punës, të vëna në dispozicion për pacientët nuk rritet në asnjë mënyrë në proporcion me numrin e mjekëve">mjekëve i tha ai Radios Bavareze.

Sipas tij, shifrat e reja të Dhomës Federale të Mjekëve">Mjekëve tregojnë edhe se në Gjermani punojnë gjithnjë e më shumë mjekë të huaj. Një ndër shtatë mjekë që punojnë ndërkohë është nga bota e jashtme./DW
Shtuar më 30/03/2019, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori