Makina kthehet përmbys në Fier, dërgohet në spital shoferi (VIDEO)

Një aksident ka nodhur mbrëmjen e sotme në Fier në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti.

Një automjet është kthyer përmbys në rrugë dhe si pasojë ka mbetur i lënduar shoferi.

Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forca policie ku edhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 12.03.2023 19:56