Ky është dokumenti që Policia e Kosovës u jep serbëve si masë reciprociteti me Serbinë, fillon heqja e barrikadave

Qeveria e Kosovës vendosi që të shtyjë në 1 shtator impelementimin e masave të reciprocitetit me Serbinë pas tensioneve në veri, të cilat pasuan me kërkesën e ambasadorit amerikan në Prishtinë me kushtin që strukturat paralele serbe të heqin barrikadat e vendosura nëpër rrugë.

Nëse serbët nuk heqin barrikadat, policia e Kosovës do të vijojë të pajisë personat që futen nga Serbia në Kosovë me një dokument ku shënohen të dhëna si emër, mbiemër, datëlindja si edhe numri i pasaportës, e cila duhet të mbahet nga udhëtari deri në momentin e kthimit në pikën e kalimit doganor.

Kështu, Kosova reagon ndaj faktit që Serbia nuk njeh dokumentet e këtij shteti. Nisur nga vendimi, policia e Kosovës ka pajisur që mbrëmë pas mesnate të gjithë ata që kanë kaluar me dokumente dhe targa serbe për në Kosovë me këtë dokument.

Nga ana tjetër, raportohet se serbët kanë filluar heqjen e barrikadave në disa zona në veri.


Shtuar 1.08.2022 11:26