Çfarë mendon BE-ja për Berishën? Përgjigjet Borrell

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell, ndodhet sot në Tiranë në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi Borrell foli edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai u pyet se çfarë mendimi ka BE-ja për liderin e opozitës, Berisha të shapllur non grata nga Amerika. Borrell zgjodhi të distancohej nga situata duke dhënë një përgjigje diplomatike.

“E vetmja gjë që mund të themi është qe ne i marrim vendimet për sanksionet e këshillit dhe këto janë pjesë e politikës së jashtme. Por me sa di unë kam asnjë informacion për propozim për sankione për qytetarë shqiptarë”, tha Borrell për Berishën./albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 13:45