Nuk ndalet Duterte: Përdoruesit e drogës i pret ferri!
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka paralajmëruar edhe një herë ata që merren me drogë, që do të përballen me “burgun apo ferrin” gjatë një fjalimi shtetëror të habitshëm përpara kombit, në të cilën ai sulmoi kritikët dhe mbështeti dënimin me vdekje si “ndëshkim” për krimet.

Një vit në presidencën e tij, “ndëshkuesi” i Filipineve është akuzuar për drejtimin e një fushate kundër drogës e cila ka shkelur ligjet e të drejtave të njeriut dhe ka marrë jetën e mijëra njerëzve.

Në një fjalim të gjerë në Dhomën e Përfaqësuesve në Quezon City, Duterte tha se që nga zgjedhja e tij në 2016 ai ka tentuar të heqë varësinë dhe përdorimin ilegal të drogës.

“Unë besoja atëherë dhe besoj edhe tani se progresi dhe zhvillimi nuk mund të arrihet nëse kriminelët, droga ilegale dhe përdoruesit ilegalë të drogës të lejohen të lëvizin lirshëm në rrugë”, tha ai.

Duterte u tha delegatëve se ekonomia e vendit mund të lulëzojë vetëm në kohë paqeje, përpara se të paralajmërojë se goditja e qeverisë kundër narkotikëve do të jetë “e paturpshme”.

“Lufta kundër drogave të paligjshme do të vazhdojë, sepse ky është shkaku kryesor i kaq shumë të këqija e aq shumë vuajtje. [Drogat] dobëson strukturën sociale dhe pengon investimet e huaja”, shtoi ai.

“Pavarësisht nga presionet ndërkombëtare dhe lokale, lufta nuk do të ndalet derisa ata që merren me këtë [drogën] të kuptojnë se duhet të ndalojnë, sepse alternativat janë burgu ose ferri”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori