Nuk ndalet, Arabia Saudite "fshin" grupin më të madh mysliman në botë
Pëlqej
Pasi i dha të drejtë vote dhe drejtimi makine grave duke hequr gjithashtu edhe detyrimin për të veshur rroba të zeza, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman ka ndërmarrë një tjetër vendim të fortë në drejtim të modernizimit të vendit.

Ai ka deklaruar sëfundmi se do të heqë nga librat shkollor dhe studimor çdo përmbajtje që ka të bëjë me Vëllazërinë Muslimane.

Vendimi vjen pasi Arabia Saudite kishte shpallur organizata terroriste ISIS-in, Al Kaedën dhe vetë Vëllazërinë Myslimane, e cila ka degë të sajat në të gjithë botën, përfshi edhe Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Arabia Saudite shkon kështu në një linjë me Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe si edhe Bahreynin që kanë ndaluar aktivitetin e kësaj organizate në vendin e tyre.

Vëllazëria Myslimane e ka nisjen e saj në vitin 1928 në Egjipt dhe për shkak të presioneve në vende të ndryshme arabe, kishte gjetur hapësira në Arabinë Saudite përgjatë viteve '50-'60. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2018, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori